Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Berisha po e kursen Salianjin”, Mahmutaj: Ai përpiqet me çdo kusht të ndalojë integrimin e Shqipërisë në BE

schedule23:44 - 18 Maj, 2026

schedule 23:44 - 18 Maj, 2026

TIRANË– Ervin Salianji nis procesin e ankimimit të përjashtimit të tij nga gara për kreun e partisë.  Ai paraqiti ankesën pranë organit përgjegjës për procesin, ku thotë se bashkëpunëtor me krimin është Sali Berisha. Por megjithatë, ai nuk kërkon përjashtimin nga gara të kryetarit aktual.

Gazetari Fatos Mahmutaj, duke folur për emisionin “Ora e Fundit”, komentoi zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe garën për kreun e saj, duke deklaruar se çdo figurë që ka tentuar të hyjë në garë për të marrë drejtimin e partisë pa bekimin e Sali Berishës është larguar ose është eliminuar politikisht.

Sipas Mahmutajt, edhe rasti i Ervin Salianjit po zgjat më shumë nga sa pritej, çka sipas tij tregon se Berisha po e “kursen” atë.



Duke komentuar procesin zgjedhor në PD, gazetari ironizoi garën për kreun e partisë, duke thënë se Berisha në fakt garon me veten dhe jo përballë kundërshtarëve realë politikë.

Ai komentoi edhe kërkesën e Berishës ndaj KQZ-së për materialet zgjedhore, duke e cilësuar procesin si një “garë palaçosh”. Në fund, Mahmutaj akuzoi Berishën se po pengon integrimin europian të Shqipërisë dhe se ka humbur çdo kredibilitet politik.

“Jo vetëm Ervin Salinjai, por cilido që është përpjekur të marrë postin e kryetarit, por edhe postet të tjera, që nuk ka pasur bekimin e Berishës për këtë misionin, ose janë larguar të trembur, ose janë larguar ashtu si Sokol Olldashi.

 Unë çuditem pse Salinaji po e zgjat kaq gjatë. Unë mendoj se Berisha po e kursen Salianjin.Të tjerët Berisha i ka shkelmuar në pesë minuta dhe nuk po e kuptoj se pse po e zgjat me të. Berishës i ka mbetur vetëm kilometri i fundit për t’u zgjedhur në PD, jo në kilometrin për të mundur Ramën, sepse ajo është rrugë e gjatë.

Ai ka për të kandiduar përballë vetes së tij. Nuk e kuptoj pse i ka kërkuar KQZ materialet zgjedhore, më mirë t’i hedhë vetë dhe t’i numërojë vetë. Ka mbaruar ajo punë. Kjo është garë palaçosh.

Një njeri që i ka humbur çdo lloj fytyre. Atij i ka plasur cipa nga të gjitha anët. Berisha ka përmbysur kupën në të cilën ka ngrëne. Ai është ai njeriu që populli i thotë “bukëpërmbysuri”. Ai përpiqet me çdo kusht, që të ndalojë integrimin e Shqipërisë në BE.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!