Zgjedhjet në Turqi/ Ogan: Do të luftojmë terrorizmin dhe krizën ekonomike

schedule10:18 - 15 Maj, 2023

schedule 10:18 - 15 Maj, 2023

Në një postim që thuhej se Sinan Ogan do të mbështeste Kemal Kilicdaroglu në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, nëse ai do të ndërpriste  lidhjet e tij me HDP-në (një parti e mbështetur nga kurdët dhe e majta) u mohua nga Sinan Ogan.

Qëndrimi i Oganit, i cili ka fituar 5.20% të votave për mbështetjen ndaj Kilicdaroglu është zbuluar nga revista “Der Spiegel”, megjithatë kreu i Aleancës nacionaliste të Paraardhësve (ATA) e ka bërë të qartë qëndrimin e tij në një mesazh në Tëitter.

“Jo, Der Spiegel, në intervistën që ju dhashë nuk thamë asgjë ndryshe nga termat e përgjithshëm që i dhamë shtypit turk. Ku e gjete këtë?’

Për qëndrimin që do të mbajë në raundin e dytë, Ogan tha se “do të konsultohemi me partitë politike që përbëjnë Aleancën ATA, përfaqësuesit e tyre që na votuan dhe ata që firmosën dhe më në fund do të marrim një vendim”.

“Gjatë kësaj periudhe, nëse zgjedhjet shkojnë në raundin e dytë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të pasur një rezultat të dobishëm për kombin dhe vendin tonë,” vazhdoi ai.

“Qëndrimi ynë që në fillim ishte specifik.  Fokusi ynë janë emigrantët dhe kriza ekonomike. Pa këto kushte nuk mund të kalojmë fazën e dytë. Përveç kësaj, lufta kundër terrorizmit, veçanërisht FETO-s, PKK-së dhe Hezbollahut, është një nga prioritetet tona”, shtoi Ogan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!