Pak minuta më parë ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Dibrës, aty ku në fakt ka vetëm një qendër numërim ajo e KZAZ numër 19.
Kutia e parë është hapur në Selishtë, aty kandidati i PS, Rahim Spahiu ka marrë 95 vota, ndërsa kandidati i”Bashkë Fitojmë” Ismail Uka ka marrë 31 vota. Në qendrën e numërimit është shfaqur edhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i cili ka shkaktuar një tension me komisionerët.
I pyetur nga mediat për tensionet gjatë procesit të votimit, Uka i ka mohuar.
Deri më tani në bashkitë Mat, Klos dhe Bulqizë numërimi ka nisur me herët dhe ka një kryesim nga ana e kandidatëve të Partisë Socialiste.r.t/abcnews.al