Me “shtyllën” e mbrojtjes, Evan Ndicka dhe “fantazistin”, Randal Kolo-Muani në largim nga “shqiponjat” e Frankfurt, këta të fundit janë në kërkim të lojtarëve të rinj dhe të talentuar, që mund të zëvendësojnë sadopak dy francezët.
Sipas raportimeve të francezes prestigjioze, “L’Equipe”, Frankfurt ka “piketuar” dyshen e talentuar të PSG, sulmuesin Hugo Ekitike dhe qendërmbrojtësin, 17-vjeçar, El Chadaille Bitshiabu.
Për Bitshiabu klubi pritet të bëjë një ofertë zyrtare drejt “parizienëve” për 20 milionë euro, ndërsa në rastin e Ekitike, “shqiponjat” e Frankfurt kanë kërkuar thjesht huazimin e sulmuesit të talentuar. /i.m /abcnews.al