Rihapet gara për titullin: Tirana bie në Durrës, Partizani triumfon kundër Kukësit

schedule20:11 - 6 Maj, 2023

schedule 20:11 - 6 Maj, 2023

Gara për titullin këtë sezon është bërë me e bukur se kurrë më parë.

Tirana kryesuese është mposhtur me përmbysje 2-1 në “Niko Dovana” nga Teuta. Fillimisht shënoi Haxhiu dhe më pas Emiliano Vila dhe Lorenco Vila përmbysën gjithçka.

Bardheblutë hedhin një hap fals dhe tashmë Partizani është vetëm 2 pikë larg, ndërsa durrsakët pozicionohen në vendin e 6-të me 42 pikë.

Partizani ka fituar 3-1 përballë Kukësit dhe mban gjallë shpresat për titullin.

Da silva ka qenë protagonisti i “të kuqve”, duke realizuar 2 gola në portën e verilindorëve. Miqtë kalojnë të parët në avantazh me Gjelbrim Taipin që shënon nga pika e bardhë e penalltisë, por për tre minuta “demat” përmbysin gjithçka. Da Silva me penallti barazon shifrat, ndërsa Atanaskoski kalon Partizanin në avantazh.

Në pjesën e dytë është sërish Da Silva, ai që gjen rrugën e rrjetës dhe shënon golin e sigurisë. Partizani ngjitet në kuotën e 57 pikëve, ndërsa Kukësi mbetet në zonën e Play Out-it. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!