Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabiti me armë një shumë parash në “Rrugën e Kombit”, identifikohet dhe shpallet në kërkim 36-vjeçari

schedule13:21 - 30 Tetor, 2026

schedule 13:21 - 30 Tetor, 2026

Një ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2021 në Rrugën e Kombit, në Mirditë, është zbardhur pjesërisht nga Policia e Lezhës. Një 36-vjeçar nga Puka Ndrecë Kola është identifikuar si një nga autorët e dyshuar të një grabitjeje me armë zjarri dhe është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 31 gusht 2021, kur  një qytetari i është marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës së zjarrit.

Pas hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, është bërë i mundur identifikimi i 36-vjeçarit, banues në Pukë, si një nga personat e dyshuar për përfshirjen në grabitje.



Gjykata e Lezhës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Gjatë hetimeve është identifikuar edhe një person tjetër, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje, por për arsye hetimore nuk janë bërë të ditura detaje të mëtejshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!