Një incident i rëndë dhe tëpër i shëmtuar është shënuar pasditen e djeshme në ndeshjen e volejbollit për femra U-18 mes Korçës dhe Dinamos, teksa trajneri i “korçareve”, Romeo Xega ka goditur me shuplakë njërën prej lojtareve.
Gjatë një pushimi teknik, siç duket dhe nga pamjet, Xega i revoltuar nga paraqitja e vajzave godet me shuplakë volejbollisten, Rovena Gengo, gjest ky që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë. /i.m /abcnews.al