Real Madrid është në kërkim të një sulmuesi qendror në vendin e Benzema.
Sulmuesi francez nuk premton më për shumë kohë, pasi edhe mosha e tij është një faktor kryesor. Kështu, “Los Blancos” ka filluar të kërkojë përreth dhe të shohë mundësitë e arta për një sulmues i cili është pjellor.
Për këtë gjë, Ancelotti e konfirmoi në një konferencë për shtyp kur tha: “Benzema është i vjetër, ne po kërkojmë një 9-të”.
Sipas “Le10Sport”, emri i ri në listën e kampionëve të Evropës është Randal Kolo Muani i Frankfurt, sulmuesi francez i cili mund t’i kishte dhënë Kupën e Botës “gjelave” për të dytën herë radhazi.
Në 40 ndeshje këtë sezon, Kolo Muani ka shënuar 20 gola deri më tani dhe ka asistuar 14 herë, shifra tepër të larta për 24-vjeçarin./ h.ll/abcnews.al