Ministri i Mbrojtjes i Argjentinës, Carlos Presti, ka mirëpritur mundësinë e ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara në mosmarrëveshjen për ishujt Falkland-Malvinas, pas deklaratave të fundit të presidentit Donald Trump.
“Nuk është kundër askujt, por në favor të një zgjidhjeje paqësore”, tha Presti, cituar nga e përditshmja argjentinase Clarín. Ai theksoi se sovraniteti mbi ishujt mbetet një “çështje kombëtare” dhe se mënyra e vetme për ta rikthyer atë është “në mënyrë paqësore dhe diplomatike”.
Trump e kishte cilësuar një konflikt të mundshëm të ri mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe për ishujt si një “katastrofë potenciale”, duke ofruar Shtetet e Bashkuara si ndërmjetës.
Presti mbrojti gjithashtu aleancën strategjike me Uashingtonin dhe njoftoi se në janar 2027 do të nisin punimet për një bazë të re detare në Ushuaia, me një investim të parashikuar prej 450 milionë dollarësh.
Sipas ministrit, struktura do të shërbejë për të forcuar praninë e Argjentinës në Atlantikun e Jugut dhe në drejtim të Antarktidës.

