Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Himalajet humbasin akull me ritme të shpejta, miliona njerëz në rrezik

schedule10:59 - 14 Shtator, 2026

schedule 10:59 - 14 Shtator, 2026

Himalajet po i afrohen një pike kritike, pasi akullnajat po shkrihen më shpejt se një dekadë më parë, duke rritur rrezikun për sigurinë e ujit në rajon. Sipas një studimi të publikuar këtë muaj, rajoni mund të arrijë në të ashtuquajturën “kulmi i ujit” deri nga mesi i këtij shekulli.

Tërheqja e akullnajave po krijon gjithashtu liqene të paqëndrueshme akullnajore, të mbajtura kryesisht nga masa shkëmbore dhe akulli, mbi luginat ku jetojnë miliona njerëz.

Studimi vjen pak ditë pas shembjes së një akullnaje në fund të gushtit, përgjatë kufirit Nepal-Tibet, e cila shkaktoi rrëshqitje dheu dhe vërshime të shpejta në luginat përreth.

Sipas të dhënave të raportuara, të paktën 1 mijë e 300 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa më shumë se 5 mijë e 300 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Nepal dhe në rajonin e Tibetit në Kinë.

Studimi, i realizuar nga organizata Systemiq në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare dhe indiane, thekson se humbja e masës së akullnajave në Himalaje është përshpejtuar gjatë dekadave të fundit.

Në rajonin Hindu Kush-Himalaje, i cili shtrihet në tetë shtete nga Afganistani deri në Myanmar, vlerësohet se ekzistojnë rreth 40 mijë akullnaja. Megjithatë, aktualisht vetëm 21 prej tyre monitorohen drejtpërdrejt në terren.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!