Qeveria Kurti 4 me votat e Serbisë nuk është pranuar nga opozita.
Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese rreth procesit të konstituimit të Kuvendit, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të saj.
“Sapo e dërguam në Gjykatë Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë për konstatimin e tyre rreth konstituimit të Kuvendit. Zgjedhjes së Kryetarit, mënyrës së zgjedhjes së nënkryetarëve, ndryshime të procedurës së votimit të nënkryetarëve. Andaj edhe sot flasim me vlerësim dhe besim dhe konsiderojmë që është i menjëhershëm, shumë e rëndësishme, që fillimisht të vendoset masa, në mënyrë që të mos prodhohen dëme e situata, marrëdhënie në kuptimin juridik, institucional.”tha ai.
Ai ka ngritur pretendime edhe lidhur me qeverinë e zgjedhur, duke thënë se Kuvendi, sipas tij, nuk është konstituuar ligjërisht dhe se për këtë arsye mund të ketë pasoja në vendimet e institucioneve.
“Sepse edhe qeveria që është zgjedhur dje nga Kuvendi i cili nuk është realisht i konstituuar dhe nuk ka ligjshmëri për me e votuar qeverinë, mundet me vazhduar me marrë vendime të jashtëligjshme” shtoi ai.
Tahiri ka paralajmëruar se PDK-ja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për vendime të tjera që i konsideron të jashtëligjshme, duke kërkuar, siç tha, kthimin e institucioneve në kornizën kushtetuese.
Kandidatja e PDK për nënkryetare Vlora Çitaku nuk u votua nga VV, ndërsa edhe Aleanca bojkotoi punimet e seancës konstituive, duke i etiketuar të gjitha si manovra të Kurtit.
Edhe pse kohën e kishte që pas 7 qershorit, Kurti zgjodhi të thyente të gjitha afatet kushtetuese që kishte ne dispozicion për konstituuimin e kuvendit, madje duke votuar edhe për nënkryetaren nga Lista serbe Tanja Vujoviç.
Kriza mbetet tek presidenti, ndërsa analistët në vend e kanë lidhur lojën e Kurtit me afatet kohore si një tentativë të tij për t’i mbajtur zgjedhjet e rradhës në dhjetor.


