Kanë përfunduar pjesët e para e “aktit të parë” të gjysmë-finaleve të Kupës së Shqipërisë.
Në përballjen e “Selman Stërmasit”, “badheblutë” e Tiranës po udhëheqin ndaj Teutës me rezultatin 1 me 0, gol i cili erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë. Një pasim fanastik nga Behiratche arrin në këmbët e “bomberit” kosovar, Florent Hasani, i cili pasi driblon bukur 2 mbrojtës së Teutës çon topin në rrjetën e Qirkos.
Në krahun tjetër, Vllaznia pret “rrogozhinasit” e Egnatias në “Loro Boriçi” aty ku synohet vetëm fitorja në sfidën e parë të gjysmë-finales, mirëpo deri më tani rezultati mbetet i pandryshuar, me pjesën e parë që ka përfunduar me rezultatin e “bardhë”, 0 me 0.
SHIKONI GOLIN:

