Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

 Posterat/ PS i kthen përgjigje KQZ-së: Çdo gjë në përputhje me Kodin Zgjedhor

schedule19:55 - 25 Prill, 2023

schedule 19:55 - 25 Prill, 2023

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka marrë në shqyrtim disa ankesa nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, mbi disa postera të Partisë Socialiste të vendosura në qytete të ndryshme të vendit.

Ata janë cilësuar se denigruese ndaj liderëve të opozitës dhe në kundërshtim me ligjin zgjedhor.

KQZ i ka afat PS-së që brenda 48 orëve t’i vendoste në dispozicion marrëveshjet kontraktuese, të bëra nga socialistet me subjekte tregtare.

“U raportua edhe në lidhje me denoncimet me nr. 326 ID dhe nr. 341 ID dhe raporteve të monitoruesve kundër subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për vendosje të materialeve propagandistike, në kuadër të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Shqyrtimi administrative vijon dhe Komisioneri kërkoi që subjekti Zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” brenda 48 orëve të vendosë në dispozicion të KQZ-së të gjitha marrëveshjet kontraktuese, të bëra nga Partia Socialiste me subjekte tregtare për afishimin e materialeve propagandistike pa qenë e nevojshme të sjellin aspektin financiar. Komisioneri vendosi se të gjitha subjektet zgjedhore duhet të marrin masa të menjëhershme që brenda 48 orëve të gjitha materialet propagandiste të afishura të kenë shënimin “Prodhuar nën përgjegjësisë ligjore të”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS, Eridian Salianji i ka dërguar një letër komisionerit shtetëror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Në letrën në fjalë PS shprehet se vendosja e posterave është në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.  r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!