Ulet konsumi i energjisë elektrike në vend. Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë elektrike gjatë vitit të kaluar në vend është shpenzuar rreth 6% më pak energji elektrike .
Konsumi i energjisë elektrike për vitin 2022 arriti në 7,9milionë MWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike i regjistruar në vitin 2021, ishte 8,4 milionë MWh, ku ky i fundit përbën dhe konsumin më të lartë historik në vendin tonë.
Kjo ulje e konsumit total të energjisë elektrike është reflektuar për të gjitha kategoritë e konsumatorëve si biznese dhe familjarë. Ndikim në uljen e sasisë së energjisë së konsumuar gjatë vitit që lamë pas ka dhënë kriza energjitike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, e cila çoi në një rritje rekord të çmimeve të energjisë ne verën e vitit 2022. Në këtë situatë institucionet shqiptare morën masa për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike nëpërmjet fushatave sensibilizuese midis të cilave edhe paralajmërimi për vendosjen e një fashe ne bazë të cilës kush harxhonte më shumë energji do ta paguante atë më shtrenjt.
Vlen të theksohet se gjatë viteve të fundit ka një tendencë të theksuar të rritjes së sasisë së energjisë të konsumuar në muajin gusht.
Sipas Entit Rregullator të Energjisë kjo lidhet me ndryshimet klimatike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, që po çon në përdorimin gjithnjë e më të madh të pajisjeve klimatizuese gjatë muajve të nxehtë.
Ndërkohë Janari dhe shkurti janë dy muajt më të ftohtë të vitit dhe konsumi i energjisë është më i larti përgjatë gjithë vitit.Tetor –Dhjetori është periudha me më pak konsum energji elektrike përgjatë vitit.
Të dhënat e paraqitura për vitin 2022 tregojnë se numri i përgjithshëm i klientëve për vitin 2022 është 1,3 milionë dhe pjesën më të madhe e zënë klientët familjarë, që përbëjnë 86.02 % të numrit total./abcnews.al