Vuçiç: Zgjedhjet në veri të Kosovës, janë turp për Evropën

schedule13:56 - 21 Prill, 2023

schedule 13:56 - 21 Prill, 2023

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 23 prillit nmë Veri të Kosovës. Vuçiç u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të qëndrojnë të qetë dhe të mos përgjigjen ndaj provokimeve në ditën e zgjedhjeve të parakohshme komunale në katër komuna në veri të Kosovës.

Zgjedhjet e së dielës do të zhvillohen në komunat me shumicë serbe në Mitrovicën Veriore, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Këto janë komunat ku në nëntor 2022 serbët u larguan masivisht nga të gjitha organet e pushtetit lokal.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, me nxitjen e Beogradit, kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të 23 prillit. Pjesëmarrje deklaroi vetëm një kombinim që përfaqësonte serbët.

Aleksandër Vuçiç në një intervistë të dhënë për mediat vendase ka thënë se abstenimi i serbëve është reagim ndaj refuzimit të Prishtinës për të zbatuar marrëveshjen e Brukselit të arritur në vitin 2013 për themelimin e Unionit të Komunave Serbe.

Presidenti i Serbisë theksoi se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk do të ketë vlefshmëri pasi që shumica e serbëve nuk do të marrin pjesë.

E diela do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe një ditë e vështirë për popullatën serbe në Kosovë. Do të jetë një ditë që do të shënohet si turpi i Evropës dhe i gjithë botës për atë që po bëjnë”, tha Vuçiç.

Ndërkohë në veri të Kosovës kanë përfunduar përgatitjet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Problemet e shkaktuara nga refuzimi i serbëve për të ofruar hapësirë ​​për procesin zgjedhor u tejkaluan duke vendosur kontejnerë në vende të ndryshme në veri të Kosovës ku votuesit mund të vijnë për të votuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!