Nëpunësit e shtetit që nuk kalojnë testimet do të lenë detyrën. Kështu ka deklaruar drejtoresha për administratën publike Albana Koçiu. Sot ishte radha e një mijë inspektorëve të cilët iu nënshtruan testimit me shkrim.
Janë një mijë inspektorë, nëpunës civilë që kanë kontakt të drejtëpërdrejtë me bizneset dhe qytetarët.
Reforma e administratës publike i ka detyruar që t’i nënshtrohen një testimi.
Nëse nuk e njohin ashtu siç duhet detyrën që janë ngarkuar të kryejnë, do të penalizohen.
Vlerësimi do të bëhet jo vetëm në fushën e inspektimit, por për të gjithë administratën publike.
Ata që nuk kalojnë as testimin e dytë janë të detyruar të lenë vendin e punës, sepse nuk janë të aftë për ta kryer atë./abcnews.al