Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për ushtrim të dhunës fizike në familje.
Sipas policisë mes të arrestuar janë një 41 vjeçar në Institut që ka dhunuar bashkëshorten e tij, një 38 vjeçar në Tiranë që ka rrahur nënë dhe një tjetër është vënë në pranga në Rrogozhinë pasi akuzohet se ka rrahur vëllain e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin Y. M., 41 vjeç, banues në Institut, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. P., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. K., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al