Dhjetëra mijëra izraelitë iu bashkuan protestave të së shtunës për të kundërshtuar planet e Kryeministrit Benjamin Netanyahu për të forcuar kontrollin mbi Gjykatën e Lartë, pavarësisht shqetësimeve të shtuara për sigurinë pas dy sulmeve vdekjeprurëse një ditë më parë.
Protesta e fundit vjen në një kohë që Izraeli përballet me një rritje të lartë të të tensioneve në disa fronte gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Rreth xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, dhjetëra mijëra besimtarë priten për lutjet e mbrëmjes mes shqetësimeve për një përsëritje të mundshme të bastisjeve të policisë, si ato të kësaj jave që u pasuan nga sulme me raketa ndaj Izraelit dhe sulme izraelite në Gaza dhe Libanin Jugor.
Të premten në sulm me makinë në Tel Aviv la të vrarë një shtetas italian dhe plagosi pesë turistë të tjerë, disa orë pasi një sulm me armë zjarri pranë një vendbanimi në Bregun Perëndimor la të vrarara dy motra dhe plagosi nënën e tyre.
“Siguria dhe reforma janë dy gjarë të ndryshme”, tha studenti 26 vjeçar Amitay Ginserbg. “Ne do të vazhdojmë protestat dhe nuk do lejojmë miratimin e kësaj reforme”.
Ndryshimet e propozuara nga qeveria, që do t’i kufizonin kompetencat e Gjykatës së Lartë për të vendosur kundër legjislativit dhe ekzekutivit, ndërsa do t’u jepnin ligjvënësve të koalicionit më shumë pushtet në emërimin e gjykatësve, kanë shkaktuar krizën e brendshme më të rëndë ndër vite.
Kritikët thonë se ndryshimet do të dobësonin gjykatat dhe do t’i jepnin pushtet të shfrenuar qeverisë, duke rrezikuar të drejtat dhe liritë demokratike me efekte të rënda në ekonomi, si edhe marrëdhëniet me aleatët perëndimorë, të cilët kanë shprehur shqetësime.
Për shkak të protestave, Kryeministri Netanjaju vendosi në fund të marsit të shtynte miratimin e ndryshimeve në sistemin e drejtësisë./VOA