Goli i Casemiros mbrëmjen e djeshme me fanellën e Brazili doli i pavlefshëm me Abulhamid Sabiri e Sofiane Boufal, që i dhanë një goditje “knock-out”-i 5 herë kampionëve të Botës, në të ashtuquajturën miqësore “luksi”.
Për humbjen e djeshme disa fjalë i dha mesfushori brazilian, i cili u tregua shumë kritik ndaj arbitrit të mbrëmshën, ndërkaq nuk la pa vlerësuar as punën e teknikut të përkohshëm të “seleçaos”.
“Ramon bëri një punë të shkëlqyer, ai u përpoq të na përcillte idenë e tij. Mendoj se ai ishte i mirë. Ne duhej të fitonim, por mendoj se ideja e lojës ishte e mirë. Vështirësia, me gjithë respektin e duhur, ishte arbitrimi për mua”,- është shprehur “katalizatori” i mesfushës. /i.m /abcnews.al