Sali Berisha humbet një tjetër përpjekje ligjore për të fituar të drejtën për të regjistruar PD në emër të tij në zgjedhjet vendore të 14 majit.
KAS rrëzoi kërkesën e tij Berishën, për të mos regjistruar PD në emër të Alibeajt. Ne perfundim te mbledhjes, KAS vendosi te mos pranoje ankimimin e tij për regjistrimin e PD me emrin e Alibeajt.
KAS rrëzoi sot kërkesën ankimore nr. 36, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 179, datë 18.03.2023 dhe ndryshimin e këtij vendimi, duke vendosur: Pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar z. Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” e përfaqësuar nga Kryetari z. Sali Berisha”.