Me merkaton e verës gjithnjë e më afër tashmë klubet e mëdha po bëjnë “llogaritë” për lojtarët që i duhen për sezonin e ardhshëm, me drejtuesit e klubeve që po zhvillojnë takimet e para midis tyre për përcaktimet e lojtarëve “kyç”.
Një ngjarje e tillë mendohet të ketë ndodhur edhe pas ndeshjes mes Chelsea dhe Borussia Dortmund javën e kaluar në “Stamford Bridge”.
Sipas, mediave gjermane, Presidenti i Chelsea, Todd Boehly është takuar me përfaqësuesit e portieri zviceran, të Borussia Dortmund, Gregor Kobel, i cili pritet të zëvendësojë kamerunasin Edouard Mendy, me këtë të fundit që do të largohet nga “blutë” e Londrës gjatë merkatos së verës. /i.m /abcnews.al