LIVE/ PD në dorë të Celibashit, nis mbledhja në KQZ. Debatet mes palëve

schedule16:35 - 14 Mars, 2023

schedule 16:35 - 14 Mars, 2023

TIRANË – Ka nisur në KQZ mbledhja ku pritet të diskutohet për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi këtë të hënë edhe Sali Berishën, edhe Enkelejd Alibeajn. KAS vendosi të mos shqyrtojë fare ankimet e tyre që kundërshtojnë vendimet e Ilirjan Celibashit mbi regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Komisioni vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës së depozituar grupi i Foltores i cili pretendon që PD të regjistrohej në emër të Berishës. KAS tha se Berisha nuk është legjitim të ketë pretendime zgjedhore ndaj Partisë Demokratike.

Kështu, dosja u rikthyer sërish në tryezën e Ilirjan Celibashit. Nëse Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos sic ka paralajmëruar mosregjistrimin e PD-së pa firmën e Bashës, atëherë do të fillojë prapë Odiseja e ankimimit në KAS dhe në Kolegjin Zgjedhor.

Diskutimet në mbledhje:

Sefa: Kërkesë procedurale, u ndesha me një pr/vendim për regjistrimin e LZHK. Kërkoj pr/vendimin për PD

Celibashi: Kërkesa nuk ka legjitimitet, ajo është një letër që nuk ka asnjë vlerë asnjë domethënie.

Sefa: Të njëjtën copë letre duam edhe për PD, siç është rregulli. Përpara se të diskutohet në seancë lëshohet pr/vendimi

Celibashi: Për rastin e LZHK administrate ka bërë një rekomandim, një projekt vendim. Për rastin e PD, nuk ka një projekt vendim Nuk është se ka ndonjë gjë anormale në këtë mes

Sefa: Së dyti, jy kanë ardhur dy kërkesa të ndrshme, mesa u njohëm me vendimin jeni referuar në mënyrë të gabuar. Jam përfaqësues I PD, dhe kërkesue është Partia Demokratike e Shqipërisë. Kërkoj të rregullohet. Janë dy kërkesa, dhe s’mund të jenë në një vendim të përbashkët. Kërkoj të merren kërkesat në mënyrë të veçantë, janë dy kërkesa të veçanta. Besoj komisioneri do reflektojë.

Celibashi: Çdo dokumentacion që do shqyrtohet do jetë pjesë e dosjes. Në shqyrtojmë kërkesën e PD për t’u regjistruar dhe vendimmarrja do jetë mbi kërkesën e PD për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor.

Sefa: Cfarë masash ka marrë komisioneri për të bërë kallëzim penal, ndaj kryetarëve të partive që pasi kanë firmos këtë deklaratë për krimet zgjedhore

Celibashi: Vetëm në respektin tuaj dhe marrëdhënieve qe kemi vendosur me partitë, po përgjigjem pasi pyetja nuk ka lidhje me çështje. Kjo është një çështje që vlerësohet rast pas rasti nga ana e komisionerit. Nuk ka lidhje me çështjen që po shqyrtojmë.

Sefa: Interpretimi juaj nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit, ndaj kjo vendimmarrje dhe zgjatja e afateve ka sjellë dëm për PD, pasi jemi në limitet për koalicionet. Interpretimi juaj nuk lidhet me zbatueshmërinë e ligjit, ndaj kjo vendimmarrje dhe zgjatja e afateve ka sjellë dëm për PD, pasi jemi në limetet për koalicionet. Qëndrimi juaj në këtë pikë, nuk është mjaftueshëm korrekt se si mund të interpretohet në bazë të ligjit një autorizim. Interpretimi se nuk ka datë për zgjedhjet nuk mund të merret për bazë, mund të kryhen 10 zgjedhje gjatë këtij viti, dhe unë jam I autorizuar për të përfaqësuar. Autorizimi e ka specifikuar qartë se kjo kompetencë mund të delegohet. E kemi bërë të qartë se Basha rezulton i regjistruar në regjistrin e partive, për faktin e vetëm se në bazë të ligjit, nuk mund të depozitohet dorëheqja, për sa kohë PD nuk ka kaluar në proces zgjedhor është e pamundur të bëhet regjistrimi i zgjedhjes së kreut të ri.

Celibashi:  Opinioni im është arsyetimi mbi vendimmarrjen time dhe ju keni gjithë të drejtën të kundërshtoni. Keni prova argumente të tjera në mbështetje të kërkesës suaj?

Sefa: Provat janë të plota dhe në zbatim të ligjit nuk ka asnjë provë tjetër. Janë ato që I janë bashkëngjitur kërkesës. PD nuk ka ndërmend të sjellë prova nga ato që kërkoni ju, por është në zbatim të ligjit sipas dokumentacionit

Sefa: Dua numrin e kërkesës që po shqyrtohet dhe datën

Celibashi: Po i bëni autogol vetes

Sefa: Autogolin ma lini mua, dua numrin e kërkesës që po shqyrtohet dhe datën

Celibashi: Po shqyrtojmë kërkesën e PD që e ka bërë bërë pala juaj dhe pala tjetër. Dhe në përfundim vendosim regjistrimin ose mos regjistrimin e subjektit.

Sefa: Kërkoj të shqyrtoni kërkesën, jo me dy kërkues. Ku e dini ju që është PD ajo

Celibashi: Tani do e marrësh vesh

Sefa: Merre me vendim tjetër, po I jepni palës të drejtë të çoje vendimin tuaj në Kolegj e gjykatë. Merrni vendim vetëm mbi kërkesën e PD të depozituar nga unë si person përgjegjës. Çdo kërkesë tjetër të dalë me kërkim të veçante.

Celibashi: Është pa sens ligjor, ajo çfarë ju kërkoni. Po shqyrtojmë kërkesën e PD, dhe ju po thoni kërkesën të paraqitur nga një person tjetër shqyrtoheni veçmas. Do ta shqyrtoj bashkë legjitimitetin e personit.

Sefa: Po e bëni me qëllim për të penguar regjistrimin e PD. Dua përgjigje për kërkimin nga ana ime, dua vendimmarrje për kërkesën nga PD.

Sefa: Më shpjegoni çfarë date depozitimi ka kërkesa që po merrni në shqyrtim tani. Po e fusni procesin në ngërç.

Celibashi: Po shqyrtojmë kërkesën e PD dhe çështjen e përfaqësimit e kemi zgjidhur në mbledhjen e parë. KAS ka shqyrtuar dy ankime se kishte dy. Unë kam një kërkesë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!