Në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Alesia Balliu deklaroi se Partia Demokratike ka humbur besueshmërinë e qytetarëve dhe se, sipas saj, forca politike është kthyer në një parti të drejtuar për interesat e Sali Berishës.
Balliu u shpreh se mungesa e një procesi real për ide dhe politika në interes të qytetarëve po e largon PD-në nga objektivi i rikthimit të besimit te elektorati.
“Kjo forcë politike ka humbur besueshmërinë e qytetarëve. Këshilli Kombëtar i PD nuk mblidhet për ide për popullin. Kjo parti është kthyer në parti të Berishës”, deklaroi ajo.
Sipas Balliut, modernizimi dhe ripërtëritja e Partisë Demokratike nuk mund të realizohen pa një ndryshim në drejtimin e saj. Ajo e konsideroi lidershipin aktual si pengesën kryesore për rikthimin e besueshmërisë së partisë.
“Kjo forcë politike ka humbur besueshmërinë e qytetarëve. Këshilli Kombëtar i PD nuk mblidhet për ide për popullit. Kjo parti është kthyer në parti e Berishës. Nuk mund të ketë mordenizim, ripërtëritje apo fitim besueshmërie nëse nuk ndryshohet lidershipi i saj. Problemi është vetë Sali Berisha. Koha e tij politike ka skaduar dhe këtë e dinë të gjithë shqiptarët. PD sot është rikthyer nga pushimet verore dhe ka ardhur me shpatë në dorë për të sulmuar drejtësinë.
Balliu kritikoi edhe qëndrimin e opozitës ndaj institucioneve të drejtësisë.
/abcnews.al/

