Gazetari Fatos Mahmutaj ka komentuar në një intervistë për emisionin “Ora e Fundit” në ABC News zhvillimet e fundit lidhur me mundësinë e udhëtimit të Sali Berishës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mahmutaj u shpreh se Berishës i është dhënë mundësia të udhëtojë drejt SHBA-së dhe se, nëse dëshiron, ai mund ta ndjekë çështjen e tij përmes rrugëve ligjore në gjykatat amerikane.
“Berishës po i jepet mundësia të shkojë në Amerikë. Pra të shkeli tokën Amerikanë dhe ka të gjitha të drejtat e tij qytetarë që të shkojë dhe të paditë departamentin amerikan të shtetit në gjykatat amerikane, por edhe ta shohim nëse do ta shfrytëzojë këtë mundësi. Por shtetet e bashkuara të Amerikës, ende nuk kanë një ambasador zyrtarisht. Ambasada Amerikane nuk e ka sulmuar Berishën, ka konfirmuar që Berishës ti jepet një vizë. Por Berisha duke qenë mjeshtëri manipulimit e shiti si sukses të madh. Berishës po i jepet mundësia legjitime të shkojë të paraqitet në SHBA dhe ta zgjidhë me drejtësinë amerikane”, tha ai.
Mahmutaj kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas tij, Sali Berisha po e përdor Partinë Demokratike për çështjet e tij personale.
“Berisha nuk arrin të prodhojë diçka tjetër dhe përdor PD-në. Për hallet e tij personale e ka kapur për fyti atë parti”, deklaroi gazetari.

