Brexit/Liderët e BE të gatshëm për fazën e dytë të bisedimeve me Britaninë

schedule10:08 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 10:08 - 15 Dhjetor, 2017

Bashkimi Europian, tregohet i gatshëm për të filluar fazën e ardhshme të negociatave për “Brexit”. Raudi tjetër i bisedimeve pritet të fillojë javën e ardhshme, ku do të diskutohet mbi procesin e tranzicionit të “Brexit” mbi çështje si siguria dhe tregtia.

Krerët e Bashkimit Europian pritet të fomalizojnë fazën e dytë të negociatave për daljen e Britanisë nga BE. Kjo do të thotë se bisedimet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe BE-së mund të fillojnë, vetëm disa ditë pasi Tereza Mej pësoi humbjen e parë në Dhomën e Komuniteteve.

Raundi tjetër i bisedimeve mbi marrëveshjen e tranzicionit të “Brexit”, pritet të fillojnë që në javën e ardhshme. Komisioni Europian, ka deklaruar se është bërë progres i mjaftuëshëm në fazën e parë për të kaluar në diskutimin e fazaës së dytë, duke përfshirë çështje të tilla si siguria dhe tregtia.

Një dokument zyrtarë i Komisionit Europian, nënvizon se se marrëveshja e tregtisë së lirë BE-Britani do të nënshkruhet vetëm pas daljes së Britanisë nga BE. Dokumenti thekson se tre kushtet kryesore të BE-së per “brexit” janë të drejtat e qytetarëve, kufiri me Irlandën dhe fatura e divorcit prej 39 miliard paund.

Ministrat europian pritet të takohen për të finalizuar kalimin në fazën e dytë të bisedimeve për “brexit” të martën e ardhshme. Sipas rregullave të BE-së, Kryeministrja Mej, nuk do të marrë pjesë në mbledhjen ku do të konfirmohet zyrtarisht vendimi./abcnews.al