Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

​Kurti flet me senatorin amerikan, diskuton për marrëveshjen me Serbinë

schedule07:22 - 4 Mars, 2023

schedule 07:22 - 4 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me senatorin amerikan, Chris Murphy, ku ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se me senatorin amerikan kanë folur edhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore.

“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, shkroi ai në Twitter.



 

Takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiçit në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër.

Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e marrëveshjes mes dy vendeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!