Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Avdullah Hoti “merr në pyetje” Kurtin: Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?

schedule21:46 - 27 Shkurt, 2023

schedule 21:46 - 27 Shkurt, 2023

KOSOVË– Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që prodhoi takimi në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç. Ai liston disa pyetje për kryeministrin e Kosovës, ndërsa shpreh “habinë” se si mund të arrihet marrëveshje pa njohje reciproke. Ai i kujton Kurtit të shkuarën e tij politike, përkatësisht kohën kur ishte në opozitë teksa kundërshtonte themelimin e asocacionit, por sot sipas tij, ai vepron krejt ndryshe.

“Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?!  Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kërkim falje?!  Si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga Kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?!”, shprehet Hoti.

Pavarësisht se dy përfaqësuesit nuk konfirmuan ndonjë nënshkrim, Josep Borrell, njoftoi se ka një marrëveshje, por se në vijim do ketë takime të tjera tek të cilat do diskutohen modalitete për zbatimin e plotë të saj.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!