Guardiola si Mourinho, spanjolli “harron” zëvendësimet përballë Leipzig

schedule16:49 - 23 Shkurt, 2023

schedule 16:49 - 23 Shkurt, 2023

Nuk ndodh çdo ditë që një trajner nuk bën asnjë zëvendësim gjatë 90 minutëshit të lojës, aq më tepër që tashmë ekipet mund të kryejnë deri në 5 zëvendësime. Mirëpo, një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në përballjen e fazë së 1/16-ve, përballë Leipzig dhe Manchester City, ku tekniku i “qytetarëve”, Pep Guardiola vendosi të mos bëjë asnjë zëvendësim kjo dhe për shkak të mungesave të rëndësishme si De Bruyne, Laporte e Stones.

Ky veprim ka shtuar shumë pikëpyetje në mendjet e futbolldashësve, duke parë që lojtarë kualitativ si Julian Alvarez dhe Phil Foden u lanë në stol, në sfidën mes 2 klubeve, që u mbyll me rezultatin 1 me 1.

Ndërkaq, disa fjalë për këtë veprim që ndodh rrallë herë foli dhe tekniku spanjoll, Pep Guardiola, i cili tepër i revoltuar u shpreh se është vendimi i tij nëse ai zgjedh ose jo, të zëvendësojë lojtarët.

“Unë kam mundësinë të bëj deri në pesë ndryshime, por kjo nuk do të thotë se duhet t’i bëj ato. Unë jam një trajner shumë i mirë për të vendosur se çfarë duhet bërë.”,- u shpreh Guardiola.

Kujtojmë se, ndeshja e fundit që një njëri nga dy ekipet nuk kreu asnjë zëvendësim është përballja mes Manchester United dhe Juventus, në fazën e grupeve të UEFA Champions League, në sezonin 2018/2019, ku “djajtë e kuq”, që atëherë nuk kryen asnjë zëvendësin, drejtoheshin nga tekniku portugez, Jose Mourinho. /i.m /abcnews.al