Revolucioni te Manchester City, që nisi me largimin e Pep Guardiola është konkretizuar në orët e fundit të merkatos së verës. Klubi anglez vendosi një rekord me lëvizjet e tij në hyrje dhe në dalje gjatë kësaj dritareje në tregun e transferimeve.
“Cityzens” bënë gjithsej nëntë blerje, duke vendosur primatë të rinj sa I përket shpenzimeve në historinë e klubit dhe gjithë Premier League. Klubi nga Manchester nxorri nga arka gjithsej 534 milion euro për të thyer rekordin e vendosur nga Liverpool, që verën e shkuar investoi 484 milionë euro.
Mes nëntë blerjeve të merkatos, ajo që vedosi këtë rekord, por edhe atë të transferimit më të shtrenjtë për të gjitha kohërave në klub dhe ligë ishte ai i Enzo Fernandez.
Për të marrë kartonin e mesfushorit argjentinas nga Chelsea, City pagoi 145 milion euro;
Kjo shifër është e njëjtë me atë që shpenzoi Liverpool një vit më parë Alexander Isaak, por në këtë rast diferencën e bëjën bonuset që e rrisin ndjeshëm shifrën.
Blerja e dytë më e shtrenjtë në Premier League për këtë verë është ajo e Chelsea, që transferoi Morgan Rogers nga Aston Villa për 138 milionë euro. Manchester City ka edhe transferimin e tretë më të shtrenjtë, pas blerjes së Elliot Anderson për 135 milion euro nga Nottingham Forest. Në vendin e katërt qëndron Liverpool, që investoi 125 milionë euro për të marrë kartonin e Bradley Barcola nga Paris SG./abcnews.al

