I ftuar në studion e “Tirana Live” analisti, Skëndër Minzhozi ka komentuar situatën politike në vend, kryesisht atë në Partinë Demokratike.
Edhe ditën e sotme ashtu siç jemi mësuar së fundmi kur ka seancë plenare, opozita mban protestë para parlamentit.
Sa i përket pjesëmarrjes së vakët, Minxhozi u shpreh protestat nuk duhet të shihen shumë nga pjesëmarrja, por nga mesazhi.
“Shifra konstante. Pjesëmarrje e ditur. Protestat politike kanë gjithmonë një pjesëmarrja konstante.
Nuk do kapesha shumë të pjesëmarrja, kur ajo është e përafërt. 100-200 më pak më shumë nuk përbën lajm për një qytet me 1 milion banorë.
Ajo vlerën e ka për mesazhet që jep, jo për pjesëmarrjen. Çështja e pjesëmarrjes është e rëndësishme për të forcuar mesazhin që jep.
Protestat këtu janë të importuara, ndryshe Bulevardi mbetet bosh”, tha fillimisht Minxhozi.
Sa i përket mesazheve, ku analisti tha se dy kauzat që vazhdojnë janë çështje McGonigal dhe gjyqi për vulën.
Minxhozi shtoi se PD është duke bërë hapa pas me Berishën në krye, por nëse votuesit duan atë në krye atëherë institucionet të marrin vendim në favor të tij.
“Kur situata nuk ndryshon, kur aktorët nuk ndryshojnë, ne nuk duhet të presim mesazhe të reja.
Kauzat janë Apeli dhe McGonigal, ndodhemi aty ku ishim javën e shkuar. Nëse do më pyesnit mua për këto dy çështje, unë do të mund të thoja, Rama duhet të vijë dhe të japë llogari në parlament brenda afateve kushtetuese dhe e dyta partia duhet t’i kalojë Berishës.
Nëse shohim se me cilën palë është në konflikt PD, kuptohet që Berisha ka dështuar në bashkimin e demokratëve dhe ka humbur copëza brenda saj.
Në fund të fundit duket se një masë kritike anëtarësh votuesish duan Berishën.
Dua të them diçka nëse bën kthim idientro te kryetari i vjetër, bëhet pa kuptim fjala revolucion. Një revolucion vjen pasi ke bërë evolucion së brendshmi.
Ne jemi kthyer mbrapa të kryetari i 2013. Në vend që të shohim para ajo kthehet pas.
Të thuash po kërkojmë revolucion, është një tallje e madhe për të gjithë, por nëse demokratët kërkojnë të vetë-tallen atëherë unë mendoj se institucionet përkatëse duhet të marrin vendim në favor të Berishës”, tha Minxhozi.r.t/abcnews.al