Që prej mëngjesit të sotëm, artistët janë përplasur me policinë, në përpjekje për të ndaluar shembjen e Teatrit Kombëtar. Qytetarë, aktorë dhe ish-deputetë me në krye Lulzim Bashën kanë mundur të hyjnë brenda godinës së Teatrit duke çarë kordonin e policisë. Ish-deputetët janë përplasur me policinë për të hyrë brenda Teatrit.
Në fillim ishin artistët dhe qytetarët që hynë brenda godinës nga fasadat anësore të saj dhe më pas edhe përfaqësuesit e opozitës. Policia e Shtetit u tërhoq për një moment duke i hapur rrugën protestuesve që mbrojnë shembjen e Teatrit Kombëtar ndërsa në një urdhër të dytë kordoni blu u rivendos në hyrje të godinës.