Analisti Frrok Çupi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi debatin për pagat e gjyqtarëve, duke analizuar dhe deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama.
Gjatë intervistës ai tha se gjyqtarët janë ngarkuar me urrejtje. Në qëndrimin e tij analisti u shpreh kritik, duke shtuar se drejtësia shqiptarë është arrogante.
“Këta janë kthyer në një forcë të verbër dhe po vërshojnë me urrejtje. Se ku janë drejtuar është e thjeshtë po të shohësh eksperiencat e njerëzve të të drejtës nëpër botë. Këta vijnë nga një gjë dhe po shkojnë drejt një rrënimi të madh. Këta janë të paditur, të pashkolluar, nuk kanë bërë shkollë. Ato shkolla që kanë bërë nuk janë juridike. Për fat të keq jemi shtet pa juriste. Në komunizëm kishin juristë, të studiuar jashtë.
Këta juristë janë arrogantë, unë kam pasur procese gjyqësore, prokurori vjen si halabak mban anën e atij tjetrit…Gjyqtari është i tmerrshëm. Në vitin ’98 na kanë ndjekur me kallashnikov. Këtu ka ardhur puna që sovrani nëpërmjet parlamentit të merret me këtë çështje. Këta po fusin shoqërinë në konflikt dhe po ngrohin duart në zjarrin e Shqipërisë”, tha ai.

