Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luftë e hapur qeveri-gjykata/ Minxhozi: Drejtësia e re e dështuar, gjyqtari është kthyer në “noter” të prokurorit special

schedule20:25 - 21 Shtator, 2026

schedule 20:25 - 21 Shtator, 2026

TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi përplasjen e krijuar mes qeverisë dhe gjykatave lidhur me ligjin për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Minxhozi u shpreh kritik ndaj mënyrës se si, sipas tij, po funksionon sistemi i drejtësisë.

“Unë mendoj që ka shumë që kontrollojnë sektorë të vegjël, të paktën përshtypja ime, por që është e papërgjegjshme, këtu jam më se i qartë tashmë. Ta fitonte pagën dhe jo të çonte policë gjyqësorë që për ta marrë me furgon. Të merrte vendime të bazuara në ligj dhe të mos i masakronte tre, katër ose X persona. ”, tha ai.

Duke iu referuar raportit mes prokurorisë dhe gjykatës, analisti pretendoi se në praktikë gjyqtari mund të ketë mbetur pa hapësirën e nevojshme për të marrë një vendim të pavarur.

“Prokurori special imponon pretencën e tij, pak a shumë në të gjitha rastet dhe gjyqtari është kthyer në një noter që kundërfirmos atë që kërkon prokurori i radhës, sepse e ka frikë, e fut nën përgjim, e intimidon, se e tillë është formatuar reforma”, u shpreh Minxhozi.

Ai tha gjithashtu se situata ka krijuar zhgënjim dhe ngriti pikëpyetje mbi rezultatet e reformës në drejtësi.

“Është një moment që ka zhgënjim. Këta po tregojnë se këta persona nuk janë më të mirë se ata personat e tjerë që lanë pas përmes filtrit të vettingut”, deklaroi analisti.

Më tej, Minxhozi u shpreh se drejtësia e re është një eksperiment i keq, e cila është e dështuar.

“Drejtësia e re është absolutisht një eksperiment i keq mbi drejtësinë e vjetër dhe po aq i dështuar, në mos edhe më i dështuar se i vjetri”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!