Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Dy mjete lundruese përplasen në Liqenin e Komanit, 5 të plagosur

schedule17:05 - 19 Gusht, 2026

schedule 17:05 - 19 Gusht, 2026

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në Liqenin e Komanit si pasojë e përplases së dy mjeteve lundruese.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 15:15 të kësaj të mërkure, ndërsa personat e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.” thuhet në njoftimin e policisë.



Njoftim paraprak

Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime.

Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!