Ekopa e Neymar te “parizienët” duket se po i vjen fundi dhe tashmë mediat franceze kanë bërë me dije se vetë Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi ka caktuar dhe shifrën që klubet duhet të paguajnë për “fantazistin” brazilian.
Sipas asaj çka raporton, prestigjiozja, “Le Parisien”, Al-Khelaifi ka nisur negociatat me “blutë” e Londrës dhe kërkon për brazilianin vetëm 60 milionë euro, shifër kjo absurde kur kujtojmë se francezët i paguan Barcelonës plot 222 milionë euro në vitin 2017, për Neymar, ku u klasifikuar dhe si transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.
Mirëpo, “kleçka” qëndron te paga e lartë e lojtarit, me 31-vjeçarin që merr plot 36 milionë euro neto në sezon, një shumë që as Presidenti i Chelsea, Todd Boehly nuk e përballon për 1 lojtarë të vetëm. /i.m /abcnews.al