Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbrojtja kibernetike, Rama takime në Mynih: Në fokus edhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi

schedule14:44 - 17 Shkurt, 2023

schedule 14:44 - 17 Shkurt, 2023

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani, në kuadër të konferencës së Sigurisë 2023, që mbahet në Mynih. Në një postim në facebook, Rama ndan fotot nga takimi me kryetaren e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen.

Kreu i qeverisë shkruan se në këtë takim u diskutua mbi agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Rama shoqërohet nga ministrat e kabinetetit Olta Xhacka e Niko Peleshi.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!