35 vende kërkojnë pezullimin e Rusisë nga Lojërat Olimpike

schedule08:25 - 11 Shkurt, 2023

schedule 08:25 - 11 Shkurt, 2023

Një samit i 35 vendeve është mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar për çështjen e pjesëmarrjes së mundshme të Rusisë në Lojërat Olimpike 2024 në Paris.

Një grup prej 35 vendesh, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Australinë, ranë dakord të kërkojnë pezullimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike 2024, tha Ministrja Lituaneze e Sporteve Jurgita Siugzdiniene.

“Ne ju ftojmë të mos lejoni atletët rusë dhe bjellorusë të marrin pjesë në asnjë garë ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike, ndërkohë që lufta në Ukrainë vazhdon. Pozicioni ynë si politikanë sporti duhet të jetë i fortë dhe i bashkuar.

Ne nuk mund të lejojmë që të përdoret. Presioni për Rusinë dhe Bjellorusinë është shumë e rëndësishme.

Lituania do të mbështesë dhe do t’i bashkohet të gjitha nismave dhe përpjekjeve për të parandaluar atletët rusë dhe bjellorusë të kthehen në garat ndërkombëtare nëse këto përpjekje përkojnë me pozicionin tonë të qartë dhe të vendosur”, tha Siugzdiniene.

Lista e plotë e vendeve që e mbështetën këtë apel nuk dihet aktualisht. Ata që i mbështetën këto kërkesa përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Polonia, Holanda, Kanadaja, Australia, Japonia, si dhe vendet baltike dhe skandinave.

Në fund të janarit, IOC propozoi lejimin e atletëve nga Rusia dhe Bjellorusia të marrin pjesë në garat ndërkombëtare si neutralë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!