Turqia dhe Siria po jetojnë një tragjedi të paimagjinueshme pas tërmetit të fuqishëm prej 7.8 Rihter që goditit vendet në orët e para të mëngjesit. Mbi 500 viktima janë raportuar deri më tani dhe mijëra të plagosur.
Në provincën e Alepos janë regjistruar më shumë viktimat ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë në rrënojat. Ndërsa spitalet janë të mbingarkuar me të plagosur.
WARNING: GRAPHIC CONTENT
Rescue workers saved an injured child from the rubble of collapsed buildings after a major earthquake hit Syria, killing dozens and injuring hundreds https://t.co/d3s6tUGIrM pic.twitter.com/iky9r0smB7
— Reuters (@Reuters) February 6, 2023
Ndërkohë mediat dhe rrjetet sociale janë mbushur me pamje nga tërmeti vdekjeprurës. Së fundmi Reuters ka postuar një video, ku ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një fëmijë.
Fatmirëisht fëmija është jashtë rrezikut për jetën.
/abcnews.al