Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Maran: Humbje e pamerituar/ Trajneri i Kombëtares i dëshpëruar dhe polemik me arbitrin

schedule22:13 - 3 Tetor, 2026

schedule 22:13 - 3 Tetor, 2026

Reagimi i tij ishte i pritshëm. Nuk ka trajner që të pranojë humbjen kur I duket e padrejtë, dhe jo vetëm për shkak të lojës.

Ronaldo Maran ishte një italian tepër i zemëruar pas ndeshjes në Helsinki, duke e thënë qartë atë që mendonte për paraqitjen e Shqipërisë, por edhe për atë që bëri arbitri irlandez.

“Jemi shumë të zhgënjyer, dhe të zemëruar, sepse humbëm një ndeshje që nuk duhej ta kishim humbur. Edhe me 10 lojtarë ishim superiorë ne. Patëm një moment në zonë që ishte penallti e pastër, dhe të kthehemi në Shqipëri pa marrë asgjë nga kjo ndeshje na bën të ndihemi shumë keq. Mbetet loja shumë e mirë, por dëshpërohemi shumë që nuk morëm asgjë nga kjo ndeshje”,  tha ai.



Nuk mund të mungonte ngacmim për gabimet e portierëve, Berisha dhe Sherri, që kombinuan natyrisht pa dashje, ndërsa Finlanda barazoi.

“Ndeshjet ndodhin gjithmonë kur ka gabime. Janë gjëra që ndodhin. Duhet të jemi skuadër, të mos humbim qetësinë sidomos në momente të tilla. Do ta analizojmë atë që ndodhi, por duhet të përqendrohemi tek gjërat pozitive, sepse djemtë bënë gjëra shumë të mira. Kjo ndeshje tregoi se është fillimi I ndërtimit të një skuadre shumë të mirë, sepse lojtarët treguan karakter, zemër të madhe dhe mjaft cilësi. Vlerësoj ekipin”, tha ai.

Maran ka shpresë, dhe po ashtu është i kënaqur me potencialin sulmues të kombëtares, edhe kjo mund t’i krijojë probleme në përcaktimin e formacionit. Ky optimizëm I tij mund të konfirmohet ndoshta që në ndeshjen ndaj San Marinos.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!