Qeveria është e vendosur që të miratoj amnistinë fiskale. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj në një intervistë për ABC u shpreh se drafti është rishikuar duke marë parasysh ankesat e ndërkombëtare dhe të grupeve të interesit .Viti 2023 parashikohet të jetë një sfidë për ekonominë shqiptare por rritja vlerësohet të jetë pozitive. Për shkak të stabilizimit të cmimeve të karburanteve qeveria ka vendosur që të shfuqizojë bordin e karburanteve.
Aministia fiskale do të realizohet. Qeveria është e vendosur që ta çojë deri në fund këtë nismë që synon formalizimin e parave informale .Në një intervitë për ABC ministrja Delina Ibrahimaj tha se drafti është rishikuar duke marë parasysh të gjitha ankesat e ndërkombëtarëve, të cilët ishin kundër kësaj nisme. Ministrja e financave bëri me dije se ka kategori të caktuar personash që nuk do të jenë përfitues.
Pas një ekzistence gati një vjecare që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë ministrja Ibrahimaj bëri me dije se do të shfuqizohet bordi i karburanteve.
Brenda disa javësh ligjërohen edhe bastet sportive.
Qeveria ka nisur tashmë procedurat për marrjen e një eurobondi në vlerë prej 500 mln eurosh në tregjet ndërkombëtare.
Pavarësisht stabilizimit të inflacionit dy muajt e fundit, ekonomia shqiptare pritet të përballen me një sërë sfidash gjatë 2023.
Ministrja e financave Delina Ibrahimaj premtoi se do të ketë paketa të tjera ndihmëse për njerëzit në nevojë nëse inflacioni do të jetë i lartë.
Vetëm në fundvitit qeveria rishikoi buxhetin duke akorduar një fond prej 8 mld lekësh, shpërblime për pensionistët por edhe administratën./abcnews.al.