Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Buxheti 2027, rriten investimet/ Ibrahimaj: 2,37 miliardë lekë për strehim dhe shkolla profesionale

schedule10:26 - 9 Nëntor, 2026

schedule 10:26 - 9 Nëntor, 2026

Buxheti për vitin 2027 ka si objektiv përmbushjen e detyrimeve në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se investimet do të përqendrohen kryesisht në infrastrukturë, strehim dhe mbështetjen e pensionistëve.

Për të përmirësuar skemën e pensioneve, në vëmendje do të jetë formalizimi i tregut të punës dhe zgjerimi i kontributeve. Ndërsa që nga 1 janari, pensionistët do të përfitojnë dyfishim të bonusit.

Më shumë mbikëqyrje parashikohet edhe për tregun dhe mbrojtjen e konsumatorëve.



Sipas ministres Ibrahimaj, ekonomia shqiptare ka regjistruar një rritje të qëndrueshme prej rreth 4%, duke u pozicionuar më mirë se vendet e rajonit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!