VIDEO/ Vigjilje Krishtlindjesh, kryeministri Rama në Pediatrinë e Tiranës shpërndan dhurata për fëmijët

schedule10:18 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 10:18 - 24 Dhjetor, 2022

Në vigjilje të Krishtlindjeve, Kryeministri Edi Rama ishte mes pacientëve të vegjël në Spitalin Pediatrik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i cili ka hyrë në fazën e dytë të rehabilitimit rrënjësor, falë investimit prej 6,6 milionë eurosh, me 120 shtretër, ku përveçse do të ofrohen shërbime të modernizuara për pacientët e vegjël, do të përmirësohen ndjeshëm kushtet e punës për personelin mjeksor.

“Faza e dytë parashikon gjithë rehabilitimin dhe forcimin nga themelet të gjithë Pediatrisë së Përgjithshme ku janë 120 shtretër të mirëorganizuar dhe ku përfshihet shërbimi i dializës, pneumologjisë, pra të gjitha shërbimet që përfshin Pediatria e Përgjithshme. Kështu që, me fazën e dytë kompletohet i gjithë Korpusi i Spitalit Pediatrik këtu në QSUT. Është investim i buxhetit të shtetit, prej 6.6 milionë eurosh” – shpjegoi Ministrja e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, teksa shtoi se është përmbyllur faza e parë e investimit me shërbime, të kirurgjisë, urgjencës dhe reanimacionit, të cilat janë me kapacitete maksimale.

Në vijim, Kryeministri Rama shpërndau dhurata për vogëlushët që aktualisht po marrin trajtim të specializuar mjekësor në Spitalin e ri./Abcnews.al/