Në seancën e sotme në Kuvend, diskutohet për dekretin e ligjit Për Përmbarimit Gjyqësor Privat, të cilin Presidenti i Republikës e riktheu për shqyrtim, me arsyetimin se është një ligj i paqartë.
Në fjalën e tij nga foltorja Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Reforma në Drejtësi nuk do të diskutohet, ajo vetëm do të zbatohet, duke shtuar se Presidenti vetëm mund ta ngadalësojë, por se nuk e pengon dot. Balla ftoi të gjithë deputetët për ta refuzuar këtë dekret të presidentit.
“Në gjithë Shqipërinë, të gjithë duhet ta kuptojnë se, ky Kuvend duhet ta refuzojë këtë dekret të presidentit, sepse ky President i kujton shqiptarëve se ai bën përpjekje për të penguar reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi veçse zbatohet dhe këtu mbaron gjithë ky diskutim edhe pse e dëgjova në sallë emrin e heroit Avni Rustemi që ka disa ditë që rrotullohet në varr ku është se po ia shpërdorojnë emrin njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Avni Rustemin. Presidenti mundet vetëm ta ngadalësojë, por jo ta pengojë. Nuk dua të harxhoj kohën sot, do të kemi seancë të posaçme të hënën, që do t’i hapë rrugën një hetimi të plotë për shkelje të kushtetues nga ana e presidentit dhe ndaj ajo zyrë duhet të lirohet urgjentisht, dhe aty të jetë një figurë që duhet ta bashkojë shoqërinë e jo ta shndërrojë presidencën në një seli të asaj që ka mbetur nga opozita për 30 qershorin. Ne nuk kemi fituar vetëm betejën e radhës për mandatin 4 vjeçar të bashkive, por edhe luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve në vendi prej 30 qershorit në këtë kuvend nuk do të ketë më kurrë bojkot, djegie mandatesh dhe as parti molotovësh, as fronte armiqësore PPPD ca ishte njëra që doli dje që nuk kishte burrë nëne ta deshifronte. Ajo që u strëmundua Iliri, Saliu, Luli dhe Monika ishte mohimi i kësaj të drejtë kushtetuese të cdo shqiptari”, deklaroi Balla./abcnews.al