POGRADEC- Një 37-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, ku po dërgohej për trajtim më të specializuar mjekësor. Gruaja ishte paraqitur fillimisht në Spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore.
Pas ekzaminimeve dhe konsultave, mjekët vendosën transferimin e saj drejt kryeqytetit.
Gjatë transportit, në afërsi të Elbasanit, gjendja shëndetësore e 37-vjeçares është përkeqësuar, ndërsa ajo ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gruaja mund të ketë pësuar hemorragji të brendshme, megjithatë shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.
Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga veprimet procedurale dhe ekspertiza mjeko-ligjore./abcnews.al

