Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunuesit e kamarierit mbeten në burg/ Burg me afat për Florian Habilaj dhe Ernold Dragotin

schedule11:30 - 31 Gusht, 2026

schedule 11:30 - 31 Gusht, 2026

Florian Habilaj dhe Ernold Dragoti të cilët dhunuan kamarierin e  një hoteli në Golem  të shtunën e javës së shkuar  do të qendrojnë në qeli. Paraditen  e të hënës Gjykata e Durrësit  vendosi  masën e sigurisë  arrest me burg  për 45 ditë  për djalin e pronarit të hotelit dhe  shokun e tij  të cilët dhunuan   18 vjeçarin  pasi kishte kërkuar pagesën për punën e kryer.

Ndërkohë pak orë më pas,  në mesditë,   doli para  togave të zeza dhe  Melson Nela, xhaxhai i 18 vjeçarit të dhunuar  i cili u kap i armatosur me kallashnikov dhe municion pranë hotelit ku kishte ndodhur ngjarja.

47 vjeçarin gjykata vendosi ta lerë në burg pa afat vetëm  me akuzën e armëmbajtjes pa leje.   Gjatë seancës Nela ka  mohuar   se kishte shkuar për të vrarë personat që i dhunuan nipin në Golem.



Dhëndri i Habilajve i cili Ishte i pranishëm në momentin e ngjarjes,  por  nuk tregoi për të do të hetohet në gjendjë të lirë ndërsa Arbër  Habilaj djali tjetër i pronarit të hotelit, perfshire ne konflikt,vijon të jetë në kërkim nga policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!