Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria “blindon” mbrojtjen/ Kuvendi miraton huanë prej 300 milionë eurosh me SHBA, PD bojkoton

schedule16:43 - 27 Korrik, 2026

schedule 16:43 - 27 Korrik, 2026

TIRANË– Marrëveshja e huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe SHBA-së për financim ushtarak u miratua në Parlament me 74 votat e mazhorancës socialiste.

Marrëveshja u shqyrtua me procedurë të përshpejtuar në seancë plenare me dyer të mbyllura, për shkak të konfidencialitetit, dhe u votua pa opozitën, e cila e bojkotoi dhe nuk e votoi me argumentin se nuk e kishte lexuar marrëveshjen.

Marrëveshja mbetet konfidenciale. Megjithatë, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, zbuloi disa detaje teknike dhe mënyrën se si do të përdoret kjo hua nga Shqipëria.



“1. Modernizimi i kapaciteteve të Forcave të Armatosura.
2. Garancitë e marrëveshjes, financim gradual sipas nevojave.
3. Afati i shlyerjes: 12 vjet.”, nënvizoi Taulant Balla.

Ndihmon Shqipërinë të arrijë objektivat kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes.“Të rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, si dhe të përmbushim detyrimet ndaj NATO-s deri në vitin 2035, me shpenzimet për mbrojtjen në 5%.”, u shpreh Balla.

Por kjo marrëveshje rrëzon tashmë të gjitha aludimet e skeptikëve. Shqipëria rikonfirmohet si një anëtare e besueshme e Bordit të Paqes, të krijuar nga Presidenti Donald Trump, si dhe aleate e qëndrueshme e NATO-s për të pritur edhe Samitin e ardhshëm në Tiranë, duke i vënë vulën marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

“Kjo është historike për Shqipërinë, me rëndësi të veçantë. Konfirmon fuqishëm marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë me SHBA-në. Mbetemi aleatë të SHBA-së të udhëhequr nga Donald Trump.”, deklaroi Taulant Balla.

Por as SHBA-ja nuk e bashkon dot politikën shqiptare. Partia Demokratike, nën drejtimin e Sali Berishës, ish-kryeministrit që anëtarësoi Shqipërinë në NATO në vitin 2009 dhe që vijon të admirojë administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ashtu si dikur, kur me ndihmën e amerikanëve erdhi në pushtet, urdhëroi bojkotimin e seancës për të mos votuar marrëveshjen me SHBA-në që garanton sigurinë e Shqipërisë.

“Jemi pro kredisë, por nuk votojmë me procedurë të përshpejtuar.”, tha Berisha.

Pas BE-së, tashmë vjen edhe SHBA-ja. PD, me këtë veprim, zgjodhi qartazi protestën, aty ku kundërshtohen investimet dhe marrëveshjet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

PS mbetet e vetmja forcë politike pas orientimit evropian, amerikan dhe të NATO-s. Me këtë marrëveshje, Shqipëria rikonfirmohet si një anëtare e rëndësishme e Bordit të Paqes dhe ecën me siguri drejt pritjes së Samitit të radhës të NATO-s në Tiranë.

Kurse PD thjesht mbetet pas Berishës dhe hallit të tij me amerikanët, që as me një aplikim për vizë nuk është zgjidhur dot.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!