Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Shqipëria “blindon” mbrojtjen/ Marrëveshje huaje me SHBA prej 300 milionë eurosh për Forcat e Armatosura

schedule10:40 - 27 Korrik, 2026

schedule 10:40 - 27 Korrik, 2026

Shqipëria dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje huaje 300 milionë euro për financim ushtarak.

Ratifikimi i marrëveshjes do të miratohet me procedurë të përshpejtuar këtë të hënë në orën 15:00 në seancë parlamentare.

Detajet e marrëveshjes mbeten konfidenciale për shkaqe sigurie, megjithatë kreu i grupit parlamentar të PS zbuloi disa teknikalitete.



Sipas Ballës, kjo marrëveshje është historike për Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me SHBA.

Për kreun e grupit të PS, kjo marrëveshje ka dy objektiva për Shqipërinë.

“Shqipëria shihet sot si një aleate e besueshme dhe një faktor stabiliteti në rajon. Sot vjen një marrëveshje për ratifikim prej një vlerë për 300 milionë dollar, kjo shumë do të përdoret për Forcat e Armatosura. Është edhe garancia që jep kjo marrëveshje. Kredia ka një afat deri në 12 vjet për t’u shlyer.

Financimi do të disbursohet gradualisht për nevoja konkrete. Zhurmuesit nuk kanë për të kuptuar kurrë rëndësinë e një marrëveshjeje, se Shqipëria është një aleat i besueshëm i SHBA dhe një aleat i denjë i NATO-s. Sorrat dhe korbat le të vazhdojnë të bërtasin shqiponja bashkë me flamingot punojnë për Shqipërinë”, tha Balla.

Por as SHBA nuk e bashkon dot politikën shqiptare.

Opozita kundërshtoi futjen me procedurë të përshpejtuar, ndërsa u ankua se ende s’ka lexuar dot marrëveshjen e huas.

Qëndrimin e opozitës e sqaroi vetë lideri i saj. Sali Berisha, ish-kryeministri i cili anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe vijon të admirojë administratën e Presidentit të SHBA, Donald Trump, ashtu si kur me ndihmën e amerikanëve vinte në pushtet, këtë herë deklaroi se PD nuk ka për ta votuar marrëveshjen me SHBA që garanton sigurinë e Shqipërisë.

Por pas BE-së, tashmë vjen dhe SHBA. PD, me këtë veprim, zgjodhi qartazi protestën, aty ku vërtet kundërshtohen si investimet, edhe marrëveshjet e Presidentit të SHBA, Donald Trump.

PS ngelet e vetmja forcë politike pas orientimit evropian, amerikan apo të NATO-s. Me këtë marrëveshje Shqipëria rikonfirmohet si një anëtar i rëndësishëm në Bordin e Paqes, si dhe ecën me siguri tashmë drejt pritjes së Samitit të radhës së NATO-s në Tiranë.

Kurse PD thjesht ngelet pas Berishës dhe hallit të tij me amerikanët, që as me një aplikim për vizë nuk është zgjidhur dot.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!