Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Reformat në energji, fonde të tjera nga BE/ Plotësuam standardet, gati 61 milionë euro të tjera nga plani i rritjes

schedule15:00 - 21 Gusht, 2026

schedule 15:00 - 21 Gusht, 2026

Shqipëria do të përthithë një tjetër fond prej 61 milionë eurosh për sektorin energjitik nga plani i rritjes i Bashkimit Evropian. Ministri i Energjisë Enea Karakaçi thotë se kjo erdhi si rezultat i reforma të ndërmara në këtë sektor përgjatë këtij viti.

Fondet nga plani i rritjes do të përdoren për të  mbështetur investimet, zhvillimin ekonomik dhe procesin e integrimit evropian. Një nga reformat më të rëndësishme të vendit  konsiderohet rritja e kapacitetit prodhues për energjinë e rinovueshme.

Nga 6 vende aspirante për në BE, vetëm 3 kanë arritur të përfitojnë nga Plani i Rritjes bazuar tek përmbushja e reformave.



Shqipëria mbetet lidere në rajon për këto fonde, me 212 milionë euro për përfituara deri në vitin maj 2026, vlerësohet si një vend me politikë tepër të polarizuar, por falë shumicës qeverisëse të stabilizuar ka arritur të zbatojë reformat e të përmbushë kritere.

Nga ana tjetër, 3 vende, Kosova, Serbia dhe Bosnja e Herzegovina, krizat politike i ka bllokuar fondet e BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!