Atletico Madrid duket se është në kërkim të një mbrojtësi të ri, por me eksperiencë në futbollin Evropian.
Sipas asaj çka raporton “Marca”, nën “radarët” e Atelticos ka përfunduar mbrojtësi i Leicester, turku, Caglar Soyuncu, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor dhe do të ishte e thjeshtë për “bardhekuqtë”, për të siguruar lojtarin në verën e vitit 2023, me parametra 0.
Megjithatë, në Spanjë nuk përjashtohet afrimi i qendërmbrojtësit, 26-vjeçar, që në merkaton e janarit. /i.m /abcnews.al