Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Sociedad fiton Kupën e Mbretit/ Skuadra baske pronëson trofeun e dytë kryesor në Spanjë

schedule12:42 - 19 Prill, 2026

schedule 12:42 - 19 Prill, 2026

Nuk ishin favoritët, por kush po pyet më për etiketa.

Real Sociedad fitoi Kupën e Mbretit në Spanjë duke mundur favorite Atletiko të Madridit, pas një ndeshjeje tepër emocionuese në “Estadio de la Kartuha” në Sevilje.

Në prani të rreth 60 000 spektatorëve, përballja pati gjithçka dhe u përcaktua vetëm pas gjuajtjes së penalltive.



Baskët shënuan një nga golat më të shpejtë në historisë, për 1-0, që në sekondën e 14-të me autor Ander Barreneçean, veçse u desh të vuante deri në fund.

Atletiko bëri më shumë, duke qenë më lart si potencial, si gjysmëfinaliste e Championsit duke eliminuar Barcelonën, e po ashtu si favoritja e finales sepse kishte eliminuar në gjysmëfinale të Kupës pikërisht katalanasit, rekordmenë të titujve.

Të besuarit e trajnerit Simeone barazuan me gol nga Lokman në pjesën e parë, por Sociedad sërish kaloi përpara pikërisht përpara pushimit.

Ojarzabal shënoi me penallti, dhe vetëm 7 minuta para fundit Hulian Alvarez vendosi barazpeshën që ishte e drejtë.

Tek penalltitë, baskët ishin më të saktë duke fituar trofeun e katërt të Kupës së Mbretit në histori, ndërsa Atleti donte të 11-in.

“Është Reali, – shkruan “Marka”, me foton e bardhebluve me trofeun, – Marrero vendos finalen me dy pritje të penalltive. Barrene shënoi që në 14”!”

“Ëndrra u bë e vërtetë, – titulon “AS”, duke bërë lojë fjalësh me fjalën “Real”, – ekipi bask fitoi kupën e katërt pas penalltive!”

Heroi tek penalltitë ishte pikërisht portieri Marrero që ndaloi gjuajtjet nga Sorlot dhe Alvarez, ndërsa baskët gabuan vetëm një herë.

Tani shpresa e vetme për trofe e Atletikos mbetet në Ligën e Kampionëve, në gjysmëfinale të së cilës do të ndeshet me Arsenalin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!